Autokritikë e Lushnjës, triumf me Orikun dhe sërish në krye

schedule15:06 - 20 Tetor, 2019

schedule 15:06 - 20 Tetor, 2019

Lushnja rimerr vendin e parë vetëm pas një jave. Verdhejeshilët kanë mposhtur skuadrën e Orikut me rezultatin e pastër 2-0 dhe shkojnë në kuotën e 12 pikëve, dy më shumë se Apolonia dhe Devolli që renditen në vendin e dytë dhe të tretë.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla e zhbllokoi ndeshjen me Ledion Ruçon, i cili realizoi në pjesën e parë përmes një goditjeje dënimi. Goli i tij mbeti në fuqi në 45 minutat e para, ndërkohë që në të dytën shënoi edhe i zakonshmi Mikel Canka.

Një gabim i portierit Halilaj të Orikut solli një situatë të rrezikshme në zonë dhe vlonjatët shkaktuan penallti. Sulmuesi i Lushnjës u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe dyfishoi shifrat. Ky gol qetësoi vendasit, që menaxhuan lojën deri në fund dhe iu gëzuan tre pikëve.

KATEGORIA E PARË – JAVA 5
E diel, më 20 tetor, ora 13:00
Lushnja-Oriku 2-0
Shënues:
Ruço 24′, Canka 52′ (pen.)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!