Autograf nga Sheva dhe një shkallë e ngjitur, Giroud në ekstazë

schedule08:58 - 8 Tetor, 2020

schedule 08:58 - 8 Tetor, 2020

Oliver Giroud shënoi dy gola në triumfin 7-1 që kampionët e Botës morën kundër Ukrainës. Franca u tregua e pamëshirshme kundër skuadrës së drejtuar nga Andriy Shevchenko dhe në fund ish-fituesi i “Topit të Artë” nënshkroi fanellën e goleadorit Giroud.

“Ai ishte një nga lojtarët e mi të preferuar kur isha adoleshent. U përshëndeta me të pas ndeshjes dhe i kërkova të më firmoste fanellën, pasi jam një tifoz i madh i tiji. Kjo do të thotë shumë për mua”, është shprehur francezi, i cili ka postuar edhe një foto me Shevën.

REKORDI – Giroud ka shkuar në kuotën e 42 golave me kombëtaren franceze, duke parakaluar legjendën Michel Platini. Sulmuesi i Chelsea tani është shënuesi i dytë më i mirë në kombëtaren e tij.

Më shumë ka realizuar vetëm Thierry Henry, 51 gola. Giroud e ka mundësinë që t’i shënoje edhe nëntë gola të tjera dhe të jetë shënuesi më i miri në historinë e kombëtares së Francës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!