Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me studentë në Kinë ka përfunduar në rezervuar. Po ashtu si pasojë e këtij aksidenti 16 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mediat e huaja raportojnë se autobusi ka bërë një kthesë të papritur duke u futur në korsi të tjera. Më pas është përplasur më anën tjetër të rrugës duke përfunduar në rezervuar.
Ende nuk dihet nëse në autobus ka pasur vetëm studentë apo edhe pasagjerë të tjerë. Policia po punon për zbardhjen e këtij aksidenti, shkruajnë mediat e huaja.