Autobusi përfundon në kanal, humbin jetën 40 persona

schedule15:05 - 16 Shkurt, 2021

schedule 15:05 - 16 Shkurt, 2021

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në Indinë qendrore, pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Sipas autoriteteve, gjashtë persona u shpëtuan nga automjeti, i cili kishte 46 pasagjerë, pavarësisht se kapaciteti i tij ishte për 34, përcjell abcnes.al.

Ekipet e Shpëtimit nga Forca Shtetërore e Menaxhimit të Fatkeqësive gjetën 40 trupa dhe po kërkonin për pasagjerë të tjerë, tha Prokurori i Qarkut në Indinë Qendrore.

Furnizimi me ujë në kanal u ndërpre, gjë që përshpejtoi operacionet e shpëtimit dhe dy vinça nxorrën autobusin nga uji.

Autobusi ishte duke udhëtuar nga Sandi për në rajonin Satna të Madhya Pradesh në Indinë qendrore kur ndodhi tragjedia. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!