Autobusi ishte nisur drejt Serbisë, lirohen pas disa orësh pengjet në Gjermani, arrestohet autori

schedule23:44 - 21 Shtator, 2021

schedule 23:44 - 21 Shtator, 2021

Pas disa orësh, policia gjermane ka arritur të lirojë dy pengjet që po mbaheshin brenda një autobusi nga një person.

Autobusi i bardhë që ishte nisur për në Serbi u ndalua rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në Greding.

Pasagjerët arritën të dalin jashtë ndërsa shoferët u mbajtën për disa orë peng nga një burrë i cili dyshohej se ishte i armatosur. Lëvizja mes Hilpoltstein dhe Greding qëndroi e bllokuar për disa orë ndërsa linja Mynih-Berlin u ndërpre.

Grupi negociator bisedoi me pengmarrësin i liroi shoferët të zbrisnin njëri pas tjetrit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, pengmarrësi ishte i vetëm në autobus, dhe policia arriti ta prangosë pa e plagosur. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!