Autoambulanca të reja për Urgjencën Kombëtare, Brataj: Janë të pajisura me ventilatorë

schedule12:03 - 10 Janar, 2022

schedule 12:03 - 10 Janar, 2022

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bashkë me drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj këtë të hënë kanë prezantuar furnizimin e ri më autoambulanca.

Manastirliu është shprehur se me shtimin e numrit të automjeteve tashmë do të jetë më e thirrje shpejtësia për të gjithë thirrjet për shpëtimin e jetëve.

“Bëhemi gati për të fuqizuar flotën e Urgjencës kombëtare, me furnizimin më të ri me autoambulancat e reja që kanë ardhur që do të vendosen në funksion të të gjithë spitaleve rajonale në mënyrë që të përgjigjemi sa më shpejt thirrjeve për shpëtim”, ka thënë jo.

Ndërkohë drejtori i Urgjencës është shprehur se ambulancat e reja  janë të gjitha me ventilatorë dhe do të shërbejnë dhe për rrugë të gjata.

 “Ambulancat janë të pajisura me ventilatorë dhe me bombola oksigjeni dhe janë të përdorshme dhe për rrugë të gjata”, ka thënë Brataj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!