Autoambulanca kthehet përmbys në Lezhë-Milot, plagosen pacientët dhe personeli mjekësor

schedule14:01 - 16 Nëntor, 2022

schedule 14:01 - 16 Nëntor, 2022

Një aksident ka ndodhur në Lezhë-Milot pak më parë.


Siç duket në pamje, një ambulancë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, ku është kthyer përmbys.

Në autoambulancë kishte një pacient. Mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të kryqezimit te Markatomajve. Raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe personeli mjekësor.

Ambulanca është e spitalit të Rrëshenit. Te dëmtuar kanë mbetur një infermier dhe 3 të moshuar, 2 gra dhe një burrë, njeri ishte i sëmurë dhe po transportohej në spital.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!