“Auto Moto Parku” i parë shqiptar, Rama: Është hapur gara, 5 kompanitë më prestigjioze shprehën interes për projektin

schedule11:57 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 11:57 - 5 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është hapur gara për projektin e “Auto Moto Parkut” të parë shqiptar që do të ndërtohet në qytetin e Elbasanit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se për këtë projek kanë shprehur interes 5 nga studiot më të mira botërore që merren me projektimin e strukturave të ngjashme.

Konkursi do të zhvillohet në janar 2023.

Rama: Hapet gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. 5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar, që do të ketë një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve. Sot ndajmë me kënaqësi disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjoze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i Janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Auto Moto Park Albania.

/Abcnews.al/