Austria vendos të përfundojë furnizimin me gaz nga Rusia në vitin 2027

schedule15:40 - 9 Gusht, 2024

schedule 15:40 - 9 Gusht, 2024

Koalicioni qeverisës i Austrisë ka rënë dakord të përfundojë furnizimin me gaz rus në vitin 2027 dhe e ka përfshirë atë në strategjinë e re të sigurisë së vendit.

Çështja aktualisht është në fazën e finalizimit, raporton Moscow Times.

Një nga arsyet pse Austria vendosi të heqë dorë nga gazi rus është se paratë që Moska merr nga shitja e karburantit përdoren për të financuar konfliktin në Ukrainë.
Qeveria austriake beson gjithashtu se varësia nga gazi rus kërcënon ekonominë austriake.

Sipas vlerësimeve të fundit, gazi natyror nga Rusia përbën 80-90 për qind të sasisë totale të gazit në tubacionet austriake.

Ministrja austriake e Energjisë Leonore Gevesler njoftoi në shkurt se synon të shqyrtojë mundësinë e daljes nga kontratat afatgjata midis kompanisë austriake të naftës dhe gazit OMV dhe Gazprom, të cilat janë të vlefshme deri në vitin 2040./abcnews.al