Pritej një përballje e luftuar dhe plot spektakël dhe ashtu rezultoi të ishte, me përfaqësuesen e Austrisë që nuk toleroi në asnjë moment pasditen e kësaj të premteje, duke mundur me rezultatin e thellë, 3 me 1, “Shqiponjat e Bardha”, të Polonië, në mitikun e Berlinit, “Olympiastadion”, duke siguruar kështu pikët e para në Euro 2024.
Avantazhi i djemve të Ralf Rangnick erdhi që në minutën e 9’-të, ku pas një krosimi në zonë, Trauner dërgoi topi në rrjetën e Szczesny, mirëpo avantazhi nuk do të zgjaste shumë, pasi në 30’-tën, Piatek rivendosi baraspeshën, megjithatë nuk mbaroi me kaq, pasi në fraksionin e dytë të lojës Baumgartner e Arnautovic ndëshkuan kundërshtarët me dy gola të shpejtë, në minutat 66’ e 78’, për të siguruar fitoren e madhe.
Fale këtij rezultati, Austria mbetet në vendin e 3-të, por kësaj here me tre pikë, teksa ka goxha mundësi për të kaluar në raundin tjetër të Kampionatit Evropian, ndërsa komplet e kundërta është për Poloninë, e cila ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë. Sa i përket sfidave të fundit, të fazës së grupeve, Austria do të përballet me Holandën, ndërsa Polonia me Francën. /i.m /abcnews.al