Austria: Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz

schedule21:09 - 15 Nëntor, 2024

schedule 21:09 - 15 Nëntor, 2024

Rusia e ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin me gazë nga 16 nëntori, që është shenjë se furnizimit me gaz rus në Evropë po i vjen fundi shpejt.

Ndërprerja e furnizimit me gaz nënkupton se Rusia tani do t’i furnizojë me sasi të mëdha gazi vetëm dy vende evropiane, Hungarinë dhe Sllovakinë. Para se ta niste pushtimin e Ukrainës më 2022, gazi rus plotësonte 40 për qind të nevojave të furnizimit me gaz në Bashkimin Evropian.

Kancelari i Gjermanisë, Karl Nehmmer, tha të premten se Austria ka alternativa të garantuara të furnizimit me karburant dhe se “askush nuk do të mërdhijë këtë dimër, asnjë shtëpi nuk do të jetë e ftohtë”.

“Magazinat tona të gazit janë të mbushura dhe ne kemi kapacitete me bollëk për të marrë gaz nga rajonet e tjera”, tha Nehammer.

“Ne nuk mund të shantazhohemi”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!