Duke nisur nga sot, Austria do të nisë kontrollet e detyrueshme për të vërtetuar se cilët persona janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19. Gjithashtu maskat do të jenë të detyrueshme edhe në ambientet e jashtme, nëse jeni më pak se dy metra larg nga njëri-tjetri.
Vjena ka shënuar një rritje rekord gjatë orëve të fundit, duke shënuar 3500 raste të reja. Pronarëve të shitjes me pakicë do tu kërkohet të kontrollojnë për dëshmi të vaksinimit ose infeksionit me koronavirus.
Në rast të mosrespektimit të kontrolleve, pronarët e dyqaneve do të gjobiten deri në 3600 euro. Të vaksinuarve do t’u ndalohet hyrja në supermarkete apo farmaci.Masat e ndërmarra nga qeveria synojnë të pengojnë përhapjen e variantit dhe të shmangin një tjetër bllokim.
Austria ka regjistruar 1,378,747 raste dhe 13,882 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al