Austria do të mbyllë në shtëpi të pavaksinuarit kundër Covid-19

schedule15:04 - 23 Tetor, 2021

schedule 15:04 - 23 Tetor, 2021

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve të reja me Covid në vend, qeveria austriake paralajmëroi se nëse situata do të përkeqësohet, atëherë të gjithë personat e pavaksinuar do të mbyllen në shtëpi.

Kancelari austriak Aleksadër Shalenberg u shpreh se vendi po përballet me një pandemi jo të vaksinuarish, dhe pjesa më e madhe e pacientëve në terapi intensive janë të pavaksinuar kundër Covid. Ai i bëri apel popullsisë që të vaksinohet. Qeveria austriake e përbërë nga Popullorët dhe të Gjelbërit, me propozim të ministrisë së shëndetësisë, shtoi dy nivele alarmi me masat përkatëse: të katërtin dhe të pestin.

Në Austri, javën e fundit janë rritur ndjeshëm infektimet e Covid. Nëse numri i pacientëve do të përbëjë 30 për qind të vendeve në terapi intensive, atëherë do të aktivizohet menjëherë mbyllja për personat e pavaksinuar. Nga 1 nëntori, në të gjitha vendet e punës secili duhet të vërtetojë nëse është i vaksinuar, i shëruar prej 6 muajsh ose ka tampon negativ./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!