Austria bëhet bashkë me Hungarinë dhe SHBA

schedule08:21 - 1 Nëntor, 2018

schedule 08:21 - 1 Nëntor, 2018

Austria nuk do të nënshkruajë paktin global të Kombeve të Bashkuara për emigracionin, te miratuar në Korrik të këtij viti. Qeveria  e kryeministrit Sebastian Kurz arsyeton se ky pakt fshin dallimet mes emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm.

Austria do të ndjekë shembullin e Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara duke tërhequr mbështetjen për paktin e Kombeve të Bashkuara për emigracionin duke u ndikuar në shqetësimet që ky pakt zbeh vijën ndarëse mes emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. Njoftimi është bërë nga vetë qeveria e krahut të djathtë. Pakti Global për Emigracionin e sigurtë dhe në mënyrë të rregullt dhe me rend është aprovuar në Korrik nga të gjitha 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përveç SHBA-vë që u tërhoqën vitin e kaluar.

Qeveria e krahut të djathtë e HUngarisë, e drejtuar nga kryeministri Viktor Orban, i cili mban një linjë të ashpër ndaj emigracionit, tha se nuk do ta firmoste dokumentin përfundimtar në një ceremoni në Marko në Dhjetor. Polonia, vend i cili përplaset me Brukselin duke i bërë rezistencë pranimit të kuotave të azilkërkuesve, po merr në konsideratë të njëjtin vendim.

“Ne kemi vendosur që të mos i bashkohemi paktit”, tha kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili edhe ky mban një qëndrim shumë të ashpër kundër emigracionit dhe qeveris në koalicion me një parti të ekstremit të majtë. Në këtë mënyrë, Austria nuk do të çojë një të dërguar për në ceremoninë e firmosjes dhe do të abstenojë votën në OKB për paktin këtë vit, raporton radio ORF dhe agjencia e lajmeve APA. Ndërkohë, vendimi erdhi pasi grupimi i ekstremit të djathtë për disa javë bëri fushatë në mënyrë që Vjena të bojkotonte këtë tekst, i cili konsiderohet si dokumenti i parë ndërkombëtar për menaxhimin e migracionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!