Austri, tetë persona trafikohen në “kuti druri”, si ishin fshehur poshtë një kamioni

schedule19:04 - 9 Shkurt, 2022

schedule 19:04 - 9 Shkurt, 2022

Policia austriake ka gjetur tetë persona të ardhur nga Turqia të fshehur në kushte kërcënuese për jetën në një kuti të ngushtë prej druri të ngjitur në pjesën e poshtme të një kamioni.

Policia tha se grupi ishte trafikuar nga Rumania nëpërmjet Hungarisë. Disave prej tyre u ra të fikët gjatë udhëtimit sepse u ekspozuan ndaj tymit të shkarkimit për orë të tëra.

Vendin ku ishin fshehur personat e trafikuar e kanë përshkruar si një “kuti tmerri”.

Zyrtarët thanë se shoferi, një turk 39-vjeçar, rrëfeu se kishte kontrabanduar deri në 40 persona në Austri në tetë udhëtime. Secili duhej të paguante midis 15,000 dhe 16,000 € për udhëtimin e rrezikshëm. Një bashkëpunëtor i dyshuar, një turk 56-vjeçar, u arrestua të premten në qytetin austriak të Gracit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!