Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Austri, arrihet marrëveshja për koalicion qeverisës

schedule22:18 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 22:18 - 15 Dhjetor, 2017

Në Austri është arritur marrëveshja për formimin e një koalicioni qeverisës mes partisë konservatore dhe populistëve të krahut të djathtë. Ky zhvillim vjen pas 7 javësh ngërç politik që mbërtheu vendin pas zgjedhjeve të 15 tetorit. Lideri i Partisë Popullore, Sebastian Kurz do të jetë kancelari i ri i vendit. Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Heinz Kristian Strashe, do të emërohet zëvendës kancelar. “Ne jemi të lumtur t’iu njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje. Të shtunën do të njoftojmë presidentin për programin dhe ekipin tonë”, tha Kurz i cili është lideri më i ri i europian, vetëm 31 vjeç. Ai arriti të nxjerrë partinë e tij forcë të parë politike me një platformë që është kundër emigrantëve. Kjo është hera e parë në 11 vite që Partia Popullore merr postin e kancelarit të Austrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!