Një australian 55-vjeçar pretendon të jetë fëmija i Princit Charles dhe Camilla.
Inxhinieri Simon Dorante-Day poston vazhdimisht foto që pretendohet të tregojnë ngjashmërinë e tij me Princin e Uellsit dhe Dukeshën e Cornëall.
Ai pretendon të ketë qenë fryt i dashurisë së çiftit mbretëror kur Charles ishte 17 dhe Camilla 18, disa vjet para 1970 kur besohet se të dy u takuan për herë të parë.
Sipas Mirror, postimi më i fundit është një “provë” se ai është anëtar i familjes mbretërore britanike. Bëhet fjalë për dy fotografi që 55-vjeçari postoi në Facebook, të cilat ai i krahasoi me dy fotografi të dukeshës së Cornwall duke shkruar: “Nëse nuk besoni, shikojeni tani, me të vërtetë nuk e kuptoni ngjashmërinë.
Dorante-Day, baba i nëntë fëmijëve, ka ndarë më parë foto të tjera me Princin e Uellsit, si dhe një foto të djalit të Liam, të cilën ai e krahasoi me një foto të re të Mbretëreshës Elizabeth në të 20-at e saj.
Burri lindi në prill 1966 ndërsa adoptuesit e tij kishin punuar për Mbretëreshën dhe Princin Philip. Sidoqoftë, ai ka deklaruar se çifti mbretëror ka injoruar letrat që i ka dërguar atyre, ndërsa ato nuk janë bërë akoma publike.l.k/abcnews.al