Novak Djokovicc është njeriu i finaleve. E teta e fituar në Australian Open nga tenisti serb, i cili sot mposhti në finale austriakun Domenic Thiem. Një fitore e arritur jo me lehtësi, pasi u mbyll me rezultatin 3-2 me sete,
Djokovic e nisi mirë, teksa ia doli të triumfonte në setin e parë 6-4, por Thiem tregoi edhe njëherë se jo më kot kishte arritur në finale. Reagimi ishte i menjëhershëm. Austriaku e përmbysi gjithçka, pasi e mposhti serbin 6-4, 6-2 dhe kaloi në epërsi me sete.
Gjithsesi Djokovic tregoi edhe njëherë se është shumë i fortë psikologjikisht dhe nuk u dorëzua. Tenisti mblodhi dhe triumfoi në setin e katërt 6-3, ndërkohë që më pas i dha edhe goditjen e fundit Thiem. 6-4 u mbyll seti final dhe Djokovic fitoi për të tetën herë Australian Open. /abcnews.al
Novak Djokovic Won his 17th Grandslam ?
AUS Open: ????????
French Open: ?
Wimbledon: ?????
US Open: ???#AusOpenpic.twitter.com/mms8oDpdu1— Maneesh (@maneeshwarreddy) February 2, 2020