Australian Open: Djokovic marshon në finale, tani sytë nga rekordi i Federer

schedule12:17 - 18 Shkurt, 2021

schedule 12:17 - 18 Shkurt, 2021

Novak Djokovic ka kaluar në finalen e Australia Open. Tenisti serb arriti të kalonte kundërshtarin e tij të radhës, Aslan Karatsev, në gjysmëfinalen e zhvilluar gjatë paradites së sotme.

Rraketa numër një në botë arriti të triumfonte pastër kundër rivalit rus, me një rezultat 3-0. 6-3, 6-4 dhe 6-2 janë mbyllur tre setet e përballjes, të cilat i mjaftuan 33-vjeçarit për të kaluar për herë të nëntë në finalen e madhe.

Kjo është e 28-ta herë që Djokovic shkon në finalen e një Grand Slam në karrierën e tij, duke barazuar spanjollin Raphael Nadal. Më shumë se ata ka vetëm legjenda Roger Feder, i cili numëron plot 31 të tilla.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Daniil Medvedev dhe Stefanos Tsitsipas. Fituesi i këtij çifti do të përballet me Novak Djokovic ditën e diel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!