Australia zhvillon vaksinën e saj të parë mRNA

schedule08:47 - 30 Nëntor, 2021

schedule 08:47 - 30 Nëntor, 2021

Shkencëtarët australianë kanë zhvilluar vaksinën e parë mRNA, e cila mund të mbrojë kundër varianteve të reja si Omicron. Kjo është hera e parë që Australia ka zhvilluar një vaksinë  të teknologjisë mRNA.

Rezultatet e para të studimeve priten të bëhen publike në vitin 2022, por ndoshta do të duhen disa vite që vaksina të përdoret gjerësisht, pasi fillimisht do të duhet të përfundojë tre faza të provave klinike dhe të licencohet nga autoritetet rregullatore.

Colin Putton, një profesor i biologjisë farmaceutike në Universitetin e Monës, tha për Guardian se vaksina ishte e ndryshme nga vaksinat ekzistuese Covid-19, sepse përdorte më pak proteina të virusit për të nxitur imunizimin.

/abcnews.al