Australia siguron kujdes falas për fëmijët e familjeve që punojnë gjatë koronavirusit

schedule09:13 - 2 Prill, 2020

schedule 09:13 - 2 Prill, 2020

Në Australi, kryeministri Scott Morrison ka njoftuar se qendrat e kujdesit për fëmijët do të qëndrojnë të hapura.

Fëmijët kanë nevojë për kujdes gjatë krizës  dhe se prindërit që punojnë nuk mund ta bëjnë këtë gjë dot kështu që ata do të kenë mundësi ta përdorin atë falas, njoftoi kryeministri të enjten.

Rreth një milion prindër pritet të përfitojnë nga ky vendim,  ku në shërbim do të jenë rreth 13,000 qendrave të fëmijëve .

Sipas planit, qeveria do të paguajë 50 përqind të të ardhurave nga çdo qendër e kujdesit për fëmijë  dhe se qendrat do të paguheshin sipas numrit të fëmijëve që kanë në kujdes.

Morrison gjithashtu tha që përhapja po ngadalësohej dhe se parlamenti federal do të rifillonte  punën javën e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!