Australia sanksionon zyrtarët rusë të burgjeve për vdekjen e Navalny

schedule07:25 - 26 Shkurt, 2024

schedule 07:25 - 26 Shkurt, 2024

Australia vendosi të hënën sanksione financiare dhe ndalime udhëtimi për shtatë oficerë rusë të burgjeve që i akuzon për keqtrajtim të kritikut të Kremlinit, Alexey Navalny në burgun ku ai vdiq këtë muaj.

“Australia bën presidentin Putin dhe qeverinë ruse përgjegjëse për trajtimin dhe vdekjen e zotit Navalny në paraburgim”, tha zëvendëskryeministri Richard Marles në një deklaratë.

Australia i është bashkuar zërave perëndimore që kanë drejtuar gishtin drejt Kremlinit për vdekjen e liderit të opozitës ruse por Kremlini ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e tij. Australia ka goditur individë rusë me raunde të shumta të sanksioneve të të drejtave të njeriut “të stilit Magnitsky” që nga dhjetori i vitit 2022, kur aplikoi për herë të parë dënime për rusët e akuzuar për helmimin e Navalny-t në vitin 2020.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian miratuan sanksione të reja kundër Rusisë javën e kaluar në përgjigje të vdekjes së Navalny dhe pushtimit të vazhdueshëm të Moskës në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!