Australia Perëndimore është përballur me reshje të dendura shiu, duke bërë që komunitetet të mbeten të bllokuara dhe duke lënë qindra njerëz të pastrehë, sipas Reuters.
Sipas një ministri të shërbimeve të urgjencës, këto janë”përmbytjet më të këqija që ka pasur Australia Perëndimore në historinë e saj”. Kriza në rajonin Kimberley filloi javën e kaluar pasi sistemi i ashpër Ellie, një ish-ciklon tropikal, u përmbyt si pasojë e shirave të dendur.
Mbi 200 njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa ministri paralajmëroi se vendi duhej të përgatitej dhe për një numër të lartë viktimash.
/abcnews.al