Qeveria Australiane tha vendi nuk do të pezullojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas njoftimit se disa vende kanë pezulluar përdorimin e saj.
Profesor Paul Kelly, tha në një deklaratë të martën se, “aktualisht nuk ka asnjë provë që vaksina shkakton mpiksjen e gjakut”.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa vende europiane kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut tek njerëzit që janë vaksinuar,” thuhet në deklaratë.
“Ndërsa Agjencia Europiane e Barnave po heton këto ngjarje, ka përforcuar pikëpamjen e saj se vaksina AstraZeneca Covid-19 është efektive në mbrojtjen kundër Covid-19 dhe duhet të vazhdojë të përdoret në masë të gjerë.”
Spanja, Gjermania, Franca, Italia Portugalia, Suedia dhe Luksemburgu janë bërë vendet e fundit europiane që kanë ndaluar përkohësisht vaksinimin me Oxford-AstraZeneca Covid-19./abcnews.al