Australia ka njohur Jeruzalemin perëndimor si kryeqytet të Izraelit megjthëse është bërë e qartë se zhvendosja e ambasadës nga Tel Avivi do të bëhet vetëm pas arritjes së një marrëveshjeve përfundimtare për paqe me Palestinën.
Qeveria australiane ka vendosur të njohë formalisht Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit, por nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj deri sa të arrihet një marrëveshje për paqen. Deklarata u bë nga kryeministri Australian Skot Morrison i cili shtoi se Australia do ta njohë Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës vetëm pasi të arrihet një marrëveshje për një zgjidhje prej dy shtetesh dhe se ambasada australiane nuk do të largohet nga Tel Aviv deri në atë moment.
E ndërsa transferimi i ambasadës australiane është shtyrë, qeveria do të hapë menjëherë një zyrë që do të merret me mbrotjten dhe tregtinë në Jeruzalem si dhe do të nisin kërkimet për vendin e duhur ku do të ndërtohet ambasada e re. gjatë fjalës së tij Morrison theksoi se qeveria australiane ka vendosur të njohë Jeruzalemin Lindor, selinë e Kneset – Parlamentit dhe të shumë institucioneve qeveritare, kryeqytet të Izraelit. /abcnews.al