Australia mbyll ambasadën në Afganistan

schedule08:43 - 25 Maj, 2021

schedule 08:43 - 25 Maj, 2021

Australia ka thënë se do të mbyllë ambasadën e saj në kryeqytetin Afganistan, Kabul të premten, ndërsa tërheqja e trupave ndërkombëtare vazhdon.

Në një deklaratë  të përbashkët ministria e Jashtme dhe kryeministri australian Scott Morrison sqaruan se ky vendim vjen për shkak të një mjedisi sigurie gjithnjë e më të pasigurt në vend.

Ai tha se diplomatët australianë do të vizitonin Afganistanin rregullisht, por do të vendoseshin diku tjetër në rajon. Ekziston frika se tërheqja e forcës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA mund të zhysë Afganistanin përsëri në luftë.

Në Prill, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se trupat amerikane do të largoheshin deri më 11 shtator, pas 20 vitesh përfshirje ushtarake në Afganistan. “Është koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës,” tha Biden.

Të paktën 2,500 trupa amerikane janë pjesë e misionit afgan të NATO-s. Gjatë dy viteve të fundit, Australia ka zvogëluar numrin e trupave të saj në Afganistan nga më shumë se 1,500 në rreth 80.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë thënë kohët e fundit se talebanët, një lëvizje islamike e vijës së ashpër, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet për të ulur dhunën në Afganistan. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!