Australia ka konfirmuar dy rastet e para me variantin Omicron. Dy pasagjerët ishin në një fluturim të Qatar Airways dhe mbërritën në Australi nëpërmjet Doha, Katar, sipas autoriteteve shëndetësore të Uellsit të Ri Jugor.
Ata rezultuan pozitivë për Covid-19, pasi mbërritën në Sidnei, duke i shtyrë autoritetet të shqyrtojnë nëse ishin të infektuar me variantin Omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut.
“Dy rastet pozitive, të cilët ishin asimptomatike, janë izoluar tashmë, shtoi Ministria Australiane.
12 udhëtarë nga Afrika Jugore, të cilët mbërritën në Australi me të njëjtin fluturim, gjithashtu janë izoluar, pavarësisht se nuk kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Rreth 260 pasagjerë në bord, pasagjerë dhe ekuipazh, gjithashtu janë izoluar.
/abcnews.al