Australia hyn në recesion për herë parë pas 29 vitesh

schedule11:12 - 3 Qershor, 2020

schedule 11:12 - 3 Qershor, 2020

Departamenti Australian i Thesarit deklaroi që vendi po hyn në recension për herë të parë pas 29 vitesh, pasi statistikat treguan se ekonomia ishte tkurrur në tremujorin e parë të këtij viti.

”Ekonomia u ul me 0,3% në tremujorin janar-mars, kryesisht për shkak të zjarreve dhe thatësirës”, ​​theksoi Byroja Australiane e Statistikave (ABS).

“Kjo është rënia më e madhe tremujore e konsumit në 34 vite. Shpenzimet për shërbimet e transportit dhe hotelet, kafenetë dhe restorantet pësuan rënien e tyre më të madhe.”

Rritja nga viti në vit e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) u ngadalësua me 1,4%.

“Kjo ka qenë rritja më e ngadaltë gjatë gjithë vitit që nga shtatori 2009, kur Australia ishte në mes të krizës globale financiare dhe kapi vetëm fillimin e efekteve të pritura ekonomike të Covid-19”, theksoi Bruce Hockman , ekonomisti kryesor i ABS.

Australia nuk ka pasur recesione që nga viti 1991, duke vendosur një rekord të ri midis vendeve të zhvilluara për një rritje të pandërprerë, megjithëse rritja është ngadalësuar në vitet e fundit./abcnews.al