Australia goditet nga moti i keq, përmbytje masive në zona të ndryshme të vendit

schedule07:55 - 6 Prill, 2024

schedule 07:55 - 6 Prill, 2024

Australia është goditur nga motit i keq. Autoritetet australiane njoftuan se 152 persona u shpëtuan nga zonat e përmbytura në shtetin e Uellsit të Ri Jugor .

Shumë banorë u detyruan të shpërngulen për të shkak të rrezikut nga moti i keq dhe përmbytjeve të shumta që kanë përfshirë Sydney.

Autoritetet dhanë pesëmbëdhjetë urdhra evakuimi për pjesë të ndryshme të shtetit, ndërsa shërbimet e urgjencës në Uellsin e Ri Jugor morën 4,128 thirrje për ndihmë gjatë 24 orëve.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Means, paralajmëroi se rreziku i përmbytjeve në Sidnein perëndimor është ende i lartë. Shirat e rrëmbyeshëm goditën Australinë juglindore të premten, dhe autoritetet u bëjnë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!