Australia dhe Zelanda e Re premtojnë më shumë se 11 milionë dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

schedule08:42 - 7 Shkurt, 2023

schedule 08:42 - 7 Shkurt, 2023

Udhëheqësit e Australisë dhe Zelandës së Re njoftuan të hënën një total prej 11.5 milionë dollarësh në ndihmë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi në Canberra të martën, kryeministri australian Anthony Albanese tha se vendi do të sigurojë një ndihmë fillestare prej 10 milionë dollarësh humanitare përmes Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe agjencive humanitare.

Kryeministri i Zelandës së Re Chris Hipkins, i cili është në vizitën e tij të parë shtetërore në Australi, tha se Wellington do të kontribuojë me 1.5 milionë dollarë.

Në një deklaratë të martën, Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re Nanaia Mahuta tha se “kontributi humanitar do të mbështesë ekipet nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane për të ofruar ndihma thelbësore si furnizime ushqimore, tenda dhe batanije dhe për të ofruar ndihmë mjekësore, psikologjike dhe mbështetje.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!