Australi, shteti i Viktorias regjistron numrin më të ulët të rasteve ditore që nga 26 qershori

schedule08:55 - 12 Shtator, 2020

schedule 08:55 - 12 Shtator, 2020

Victoria ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve që nga 26 Qershori, me 37 raste të reja dhe gjashtë viktima gjatë 24 orëve të fundit. Kryeministri Daniel Andrews tha se rajoni i Victorias ishte “në rrugën e duhur” për të lehtësuar  kufizimet në mes të javës së ardhshme, pasi nuk regjistroi asnjë rast të ri.

Të paktën tre persona u arrestuan në një protestë të paligjshme kundër bllokimit në Melburn, dhe shumë të tjerë janë gjobitur. Queensland raportoi tre raste të reja, dy prej të cilëve janë fëmijë nën moshën nëntë vjeç. Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit të regjistruar deri më tani në Victoria që nga fillimi i pandemisë është rreth 19,800.

Të dhënat u publikuan nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në Twitter. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!