Numri i personave të vdekur nga melioidoza në shtetin Queensland të Australisë që nga nëntori i vitit 2024 është rritur në 31.
Sipas Institucionit Transmetues të Australisë (ABC), rastet e melioidozës, një sëmundje që transmetohet nga thithja e grimcave të baltës ose kontakti me ujin e kontaminuar, vazhdojnë në shtetin e Queensland-it.
Autoritetet thonë se numri i të vdekurve nga melioidoza në shtet ka arritur në 31, me vdekjen e një personi në qytetin verior të Townsville.
Duke vënë në dukje se 221 raste janë regjistruar në të gjithë shtetin që nga fillimi i shirave të rrëmbyeshëm në nëntor 2024, zyrtarët theksuan se të moshuarit, ata që konsumojnë alkool të tepërt dhe ata me probleme kronike shëndetësore janë në grupin e rrezikut.
Autoritetet thanë se presin që numri i rasteve të regjistruara në shtet të ulet sapo të mbarojnë reshjet e dendura të shiut.