Australi/ Qytetarët sulmojnë policët, vazhdojnë të thyejnë masat kundër Covid-19

schedule09:17 - 5 Gusht, 2020

schedule 09:17 - 5 Gusht, 2020

Autoritetet në qytetin australian  Melbourne kanë paralajmëruar një rritje numrit të qytetarëve që kundërshtojnë masat e miratuara nga qeveria për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Një rast i tillë ndodhi edhe kur një grua goditi disa herë në kokë një polic që ishte i shtrirë në dysheme, shkruan BBC.

Të martën, qeveria rriti gjobat për shkelje të përsëritura të urdhrit kufizues nga 1.652 dollarë në 5,000 dollarë.

Nën bllokimin aktual të “fazës së katërt”, qytetarët mund të largohen nga shtëpia vetëm për të blerë,  ose nëse do të kenë  nevojë për kujdes mjekësor. Muajin e kaluar, më shumë se nëntë mijë raste  u raportuan në shtetin federal të Victorias.

Australia deri më tani ka raportuar se 232  viktima./abcnews.al