Auron Tare: Kosova duhet ta këtë gur themeli në shtetin e saj dënimin e kriminelëve

schedule18:30 - 28 Prill, 2020

schedule 18:30 - 28 Prill, 2020

Në studion e “ABC News” Auron Tare ka folur për situatën e turizmit në Shqipëri. Gjatë intervistës, Tare tha për gazetarin Endri Xhafo se turizmi këtë vit në Shqipëri do të ketë ulje drastike në numra dhe në cilësi.

Tare tha ndër të tjera se kompanive duhet tu hiqen të gjitha barrierat financiare. Ndërkohë ai është ndalur edhe te deklarata e Baton Haxhiut se marrëveshja Kosovë-Shqipëri duhet të përfshijë faljen e krimeve të luftës.

Debati për jahtin luksoz? Auron Tare: Çështjen e kam çuar në Prokurori, do ta zgjidhë drejtësia

Tare tha se dënimin e kriminelëve Kosova duhet ta këtë gur themeli në shtetin e saj.

“Është e pamundur që një kosovar të kërkojë falje për ato krime.  Nëse një intelektual del dhe thotë se duhet ti falim ata që na kanë vrarë, përdhunuar për mua është një turp i madh. Edhe pse kam ndeshur emra intelektualësh që kishin një fasadë, por i shërbenin dikujt tjetër.

Jam shumë i surprizuar që Batoni të dali dhe të pranojë faljen, është një çudi e madhe.

Qytetet më të mëdha kanë muze për të mbajtur gjallë atë që ka ndodhur. Kosova duhet ta ketë prioritet mbajtjen gjallë të flakës, jo si mjet poshtërimi ndaj serbëve. Vet Kosova duhet të bëjë të mundur ti sjellë autorët para gjykatës, si detyrë morale”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!