Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aurela feston ditëlindjen dhe festa bëhet LIVE! Surpriza në ‘Abc e pasdites’!

schedule10:27 - 16 Tetor, 2020

schedule 10:27 - 16 Tetor, 2020

Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen! Artistja që aq shumë i ka dhënë muzikës e publikut shqiptar shënon sot një tjetër numër në jetën e saj, teksa urimet për sa më shumë jetgjatësi e suksese nuk kanë mbarim në rrjetet sociale ku ajo ndau dhe një postim të dedikuar.

Por surprizat nuk kanë nisur ende. Moderatori Ermal Peçi tregoi për abcnews.al se emisioni i tij i sotshëm ‘Abc e pasdites’ do të shndërrohet në një show dedikuar Aureles. Me sloganin, këngën hit #epafajshmejam, programi jo vetëm sjell në studio Aurelën por edhe….! Nuk mund t’ju tregojmë shumë se zbehet fuqia e surprizave. Dimë t’ju themi që ngjarja që ndodh për herë të parë në ekran, i ështe besuar Ermalit, një mik i shtrenjtë edhe për Aurelën. Ajo nuk di asgjë, ndërsa ju qëndroni para ekranit ora 16:00!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!