Modelja e njohur, Aurela Hoxha zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë në fund të muajit korrik. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cili e pagëzoi me emrin Alaron.
Ndërkohë, ditën e djeshme Aurela ka festuar 3 mujorin e të birit, duke publikuar një foto ku të dy shihen të shtrirë në krevat dhe i ka bërë një dedikim të ëmbël.
“Gjithmonë bashkë! Gëzuar 3 mujorin jeta ime! Të dua Alaron”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqet e veshur me bikini sensuale./abcnews.al