Është bërë zakon tashmë që Aurela, bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha të ndajë momente nga përditshmëria e tyre në rrjete sociale. Së fundmi, Aurela është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një fotografi të vjetër me Bashën.
Në foton ku duken të lumtur krah njëri-tjetrit, kryedemokrati shihet i veshur me një kostum ndërsa Aurela me një fustan me trëndafila të kuq. “Si zakonisht ditën e enjte, një foto kujtimesh të para shumë viteve me @lulzimbasha ☀️☀️☀️ #eenjte #throwbackthursday #tbt” shkruan Aurela. /abcnews.al