Aurel Thellimi: Ju rrëfej turpin e madh që bëri Festivali i Fundvitit

schedule17:19 - 5 Janar, 2019

schedule 17:19 - 5 Janar, 2019

Këngëtari Aurel Thëllimi i cili konkuroi në festivalin e Fundivit është rrëfyer për “Thumb” në edicionin e parë të këtij emisioni për 2019-ën. Aurel Thëllimi  ka treguar pakënaqësitë dhe çfarë nuk shkon me festivalin. Këngëtari tha se kur e kishte vendosur të merrte pjesë e kanë pyetur: “Mikun e ke gjetur”?

Për gazetaren e Thumb ai tha se është skeptik me jurinë e festivalit, pasi sipas tij të gjithë janë indinjuar pse ai nuk ishte kënga “Të dua ty” në finalen e festivalit.

“Kujt i ngeli turpi, organizatorit apo jurisë. Jam skeptik me jurinë  e festivalit të gjithë janë indinjuar pse nuk isha i pranishëm në natën e  tretë. Supozohet që juria ka njerëz kompetentë. Mendoja se do funksiononin ndryshe gjërat. Boll më me këtë mënyrë”.

Ai ngre një pyetje sepse është ndëshkuar kënga  e tij në festivalin e Fundvitit në RTSH, ndërsa uron që organizatorët t’i shohin gjërat me përgjegjshmëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!