Aulona Musta prezanton për herë të parë programet e dobësimit: Më ka ndihmuar babi im

schedule14:33 - 21 Nëntor, 2020

schedule 14:33 - 21 Nëntor, 2020

Gazetarja Aulona Musta njihet në boten e fitness-it si një trainere dhe frymëzuese e jetës aktive. Për herë të parë në televizion, ajo ka prezantuar programet e saj të dobësimit, tonifikimit dhe “vithefifikimit”.

E ftuar në “Nuk është karantinë”, Aulona ka treguar ndër të tjera se për pasionin ndaj sportit ka ndikuar edhe i ati, Perlat Musta, i cili njihet si legjenda e portës shqiptare.

Ka pasur shumë njerëz që më kanë thënë jo po kush je ti, jo po kur u bëre ti, jo po ti nuk je profesioniste dhe këto gjërat kështu, siç e thash unë i mirëkuptoj. Unë kam 15 vite eksperiencë se 19 vjeç kam filluar të stërvitem për herë të parë. Padiskutim përveç pjesës në 15 vite eksperiencë vetëm po të jesh kështu (prek tavolinën), mos të marrësh vesh dhe mos të dish dhe mos të mësosh. Unë e kam pasion shumë të madh dhe gjatë gjithë kohës jam duke studiuar. Në dhjetor kam provimin për t’u certifikuar në personal trainer. Për dy javë kam çik emocione, por që normalisht do ta marr dhe padiskutim mua më ka ndihmuar babi im, që njerëzit e njohin. Ai është pedagog në universitetin e Ushtarakut, merret me pjesën e fiskulturës, sportit normalisht. Më ka ndihmaur shumë ai, ka qenë gjithmonë shtysë, mbështetje e imja dhe po mos ta bëja unë kush do ta bënte tjetër këtë gjë”, rrëfeu ajo./abcnews.al