Aulona Musta përlotet teksa flet për humbjen e njeriut më të shtrenjtë

schedule22:14 - 3 Shkurt, 2021

schedule 22:14 - 3 Shkurt, 2021

Në mbrëmjen e sotme, Aulona Musta dhe motra e saj Kledja ishin të ftuara në emisionin “E ardhmja është vajzë” në ABC, ku kanë folur më shumë rreth jetës së tyre, profesionale dhe personale.

Në rubrikën “Në mundsh”, moderatorja e njohur ka rrëfyer për një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Aulona ka folur për dhimbjen e humbjes së gjyshes, një prej njerëzve më të shtrenjtë të jetës.

Autorja e programit, Ermira Çausholli vuri re gjatë rrëfimit të Aulonës se edhe sytë e Kledjas janë përlotur teksa u fol rreth kujtimeve që kanë nga gjyshja dhe rolin e rëndësishëm që ajo ka pasur në jetën e tyre, me këshillat dhe kujdesin e saj.

Marrëdhënia me gjyshërit është padyshim një nga më të rëndësishmet në jetë, që nuk mund ta zëvendësojë dot askush. Këshillat, siguria dhe dashuria e pakushtëzuar e gjyshërve është një nga gjërat më të bukura që dikush mund të përjetojë në jetë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!