“Audio-përgjimi është ‘pronë’ e jona”, policia e Tiranës zbarkon në banesën e Aleks Nikës

schedule13:01 - 25 Janar, 2023

schedule 13:01 - 25 Janar, 2023

Pas daljes së audio-përgjimit në lidhje me ngjarjen e 21 janarit si edhe deklaratave  të xhaxhait të Aleks Nikës, Policia e Taranës ka zbarkuar në shtëpinë e të ndjerit në Lezhë.

ABC News mëson Oficeri i Policisë Gjyqësore të Tiranës do të marrë pyetje babain dhe xhaxhain e Nikës.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Mark Nika është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani, një takim që e kishte kërkuar vetë familja e Nikës.

Pas takimit ai u shpreh për ABC News, se Dumanit i kërkoi që ta marrë SPAK në dorë çështjen e nipit të tij, pasi ata nuk kanë më besim te Prokuroria e Tiranës.

Lexo edhe: 21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim vetëm te SPAK, çfarë më tha Dumani

“Shkëndija” e madhe e rihapjes së hetimeve për 21 Janarin ishte pikërisht ai audio-përgjim i cili u bë publik nga gazetari Artan Hoxha, por sipas Mark Nikës, ishte ky i fundit që ia dorëzoi gazetarit, pasi ajo provë është pranë e tyre.

Ditën e sotme ndërkohë SPAK ka konfirmuar marrjen e padive nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!