Cristiano Ronaldo la Juventusin këtë verë dhe kaloi te Manchester United, ku u kthye pas 12 vitesh, kur i la për të kaluar në Madrid. Ishte tërësisht e paparashikuar dhe negociatat ishin shumë të shpejta.
Mediet raportonin se Manchester City ishte në negociata me të, por gjatë gjithë kësaj kohe, edhe United ishte në garë dhe po bënte çmos për të firmosur me Ronaldon.
https://streamable.com/34ejup
Këtë fakt e tregon vetë ai, përmes një regjistrimi të tij në WhatssApp, teksa flet me një prej miqve të tij pak orë para se të vendosej e ardhmja e tij. Marrëveshja u mbyll në darkë.
“Marrëveshja mbyllet këtë pasdite, në darkë ose nesër. Do shkoj te United ose City. Të dy klubet po luftojnë për të firmosur me mua”, shprehet kapiteni i Portugalisë.
Më pas ai nis të flasë edhe si agjent dhe propozon kalimin e Bruno Alves te Nacional, klubi i qytetit të tij të lindjes. 39-vjeçari është pa ekip pas largimit nga Familicao. /abcnews.al