Skenari më i fundit nga Anglia: Arsenali do të lërë të lirë sulmuesin Aubameyang. Kapiteni i “Topçinjve” nuk ka pranuar të rinovojë dhe me interesim nga Manchester United, Barcelona e shumë klube të tjera, pritet të largohet.
30 vjeçari ka shënuar një “thes” me gola për Arsenalin dhe është lojtari më i rëndësishëm i klubit londinez. Megjithatë, fakti që nuk po rinovon, ka detyryar klubin ta nxjerrë në shitje në verë, për të përfituar para dhe për të investuar sërish.
Arsenali pritet ta zëvedësojë Aubameyang me sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic. Ky i fundit po bën një sezon debutues për tu harruar me Los Blancos dhe largimi i tij, duket i paevitueshëm. Një skenar që ka logjikë, por deri në verë, gjithçka mund të ndodhë…/abcnews.al