Aty ku u vendosën viktimat e Gripit Spanjoll, New York-u varrezë të përkohshme pas tejmbushjes së morgjeve

schedule16:04 - 7 Prill, 2020

schedule 16:04 - 7 Prill, 2020

Viktimat e koronavirusit rreth e qark NewYork-ut mund të varrosen përkohësisht në ishullin Hart ndërsa morgjet e qytetit tejmbushen.

Epiqendra e koronavirusit në Amerikë është duke u përpjekur të menaxhojë numrin e madh të personave që kanë humbur jetën ndërsa Covid-19 e ka gjunjëzuar qytetin.

Agjencitë funerale janë aq të “mbipopulluara” sa që një zyrtar i qytetit ngriti mundësinë për kryerjen e varrimeve të përkohshme në një park publik.

Ndërsa numri i vdekjeve nga COVID-19 rritet në 4,758, imazhet e trupave të mbuluar në çarçafë që transportoheshin në çanta nga punonjësit e shëndetit në kostume mbrojtëse janë bërë një pamje e zakonshme jashtë spitaleve.

Kamionët po depozitojnë trupa që grumbullohen që drejtuesit e varrimeve t’i marrin direkt nga spitalet.

Një sugjerim ishte që ish-siti i raketave të Luftës së Ftohtë në Ishullin Hart në Long Island Sound, që u përdor edhe si vend varrosjeje gjatë epidemisë së Gripit Spanjoll të vitit 1918, të përdoret për varrime të përkohshme.

Deri më tani, New York numëron 131,916 raste të konfirmuara me koronavirus, prej të cilave 113,792 raste janë aktive. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!