Aty ku ndodhi krimi/ ABC News brenda Gjykatës ku u vra gjyqtari, heshtje dhe lule

schedule17:55 - 7 Tetor, 2025

schedule 17:55 - 7 Tetor, 2025

TIRANË- Në Gjykatën e Apelit, një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, pllakosi heshtja. Flamuri u ul në gjysmë shtizë, ndërsa të pranishëm brenda ambienteve të gjykatës ishin vetëm stafi i administratës.

ABC News, hyri brenda ambienteve të gjykatës së Apelit, ku ndodhi vrasja e Astrit Kalasë. Në tavolinën e punës ku Astrit Kalaja kryente çdo ditë detyrën e gjyqtarit, kolegët kanë vendosur lule të bardha.

Ndërsa në sallë vërehen shenjat e plumbave që ka qëlluar Elvis Shkëmbi. Seanca e të hënës, u zhvillua në një dhomë gjyqi tejet të vogël pa distanca mes paditësve dhe të paditurve. Autori Elvis Shkëmbi ka qenë vetëm 3 metra larg gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Është ngritur nga ato karrige dhe ka qëlluar Astrit Kalana me tre plumba në gjoks”

Më pas autori ka dal në drejtim të korridorit e më pas në oborr, ku I është dorëzuar policisë së shtetit. Seanca në Apel janë ndërprerë, për të paktën dy ditë, ndërsa jashtë kamerave gjyqtarët, thonë që kjo ndërprerje mund të zgjas deri në një javë, për shkak të asaj se çka ndodhi me kolegun e tyre.

“Po ashtu Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore, për çështjet penale, civile dhe administrative, në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 Tetor 2025. Ky bojkot sipas Dhomës se Avokatisë  është një thirrje për te rritur sigurinë në sistemin e drejtësisë”

Seancat e Astrit Kalasë do të kryhen nga kolegët e tij, një pjesë prej të cilëve u rikthyen paraditen e të martës në skenën e krimit, ku ndërroi jetë gjyqtari. Në murin e jashtëm të gjykatës, ku afishohen seancat gjyqësore, të martën ju shtua një tjerët njoftim. Ai i ndarjes nga jeta të Astrit Kalasë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!