Atmosferë pozitive te verilindorët, Longo gatuan për lojtarët

schedule16:15 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:15 - 11 Shkurt, 2022

Kukësi do të përballet me Kastriotin ditën e diel, sfidë e cila do të luhet në “Arena Egnatia”, që është e vlefshme për javën e 20-të të Abissnet Superiores.

Fitorja kundër Egnatias ka rikthyer atmosferën pozitive në skuadrën e Kukësit të cilët edhe pse ndodhen -9 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Tirana, përsëri janë optimistë së kjo diferencë mes tyre do të ngushtohet.

Në një postim të bërë në faqen zyrtare të klubit, ku skuadra përgatitej për sfidën me krutanët, ajo që ka marrë vëmendjen është se Diego Longo ka bërë rolin e “kuzhinierit” pas stërvitjes.

Tekniku italian shikohet teksa gatuan për pjesëtarët e stafit dhe kjo tregon se te verilindorët mbizotëron një frymë e mirë e grupit të skuadrës.

“Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes ndaj Kastriotit! Paraditen e sotme, ekipi ka zbritur në fushën e blertë, teksa nesër do të zhvillojë stërvitjen e fundit.

Stafi teknik ka menduar që pas stërvitjes të organizojë edhe një drekë me stafin dhe futbollistët në kompleksin “Football Republic”, teksa atmosfera në skuadër është mjaft pozitive” ka shkruar klubi i Kukësit në rrjetet sociale.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!