Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atmosferë magjike në Presidencë gjatë ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve

schedule19:04 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 19:04 - 6 Dhjetor, 2025

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjeve.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, pritën këtë mbrëmje fëmijët në një ceremoni të veçantë, traditë e institucionit në vigjilje të festave të fundvitit.

Mes tingujve festivë dhe interpretimit të valleve nga Ansambli i Fëmijëve të Durrësit, fëmijët morën dhurata dhe shkëmbyen urime për një vit edhe më të mirë.

“Tashmë kaloi dhe një vit dhe ju jeni me më shumë dije, me më shumë arritje. Për dashurinë e pafundme dhe krenarinë që na dhuroni, ne, të rriturit, prindërit tuaj, duhet të punojmë më shumë për një botë ku e ardhmja juaj të jetë më e sigurt dhe me më shumë mundësi për ju”, u shpreh Zonja Begaj në përshëndetjen e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!