Atmosfera në “Fan Zone”/ Mijëra tifozë “ndezën” kryeqytetin

schedule15:36 - 16 Qershor, 2024

schedule 15:36 - 16 Qershor, 2024

Sheshi Skënderbej u vesh kuq e zi mbremjen e kësaj të shtune. Mijëra tifozë zgjodhën Fan Zone ne qendër të Tiranës për të ndjekur perballjen e Kombetares me Italine.

Fan Zone i ngjashëm me një ministadium mblodhi tifozë nga Tirana, qytete te tjera të vendit, Kosova dhe trevat shqipfolese.

Perpara ndeshjes tifozet guxuan me parashikimet, ndersa vleresimet per ekipin kombetar ishin maksimale.

Ne mesin e tifozeve shqiptare nuk munguan as italianet, per te mbeshtetur ekipin e tyre.

Ky italian qe jeton ne Tirane pak minuta se ekipet te zbrisnin ne fushe vlereson kombetaren shqiptare per performancen e saj.

“Ekipi shqiptar eshte shume mire, italia nuk eshte ne formën ë duhur. Mendoj se fiton Shqipëria, por sigurisht forza Italia”.

Mjaftuan vetem pak sekonda nga filimi i ndeshjes, teksa goli spektakolar i Bajramit ngriti peshe zemrat e tifozeve, ndersa Sheshin Skenderbej e pushtoi festa.

Perballjen e Kombetares Shqiptare me Italine me Dortmund e ndoqi ne Sheshin Skenderbej edhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Megjithese rezultati i ndeshjes nuk ishte ai qe donin, tifozet pas humbjes shprehin serish mbeshtetjen per kombetaren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!