Atletikë/ Gega e Burraj të pandalshëm në kampionatin dimëror, në pistë rikthehet dhe Izmir Smajlaj

schedule20:56 - 27 Janar, 2024

schedule 20:56 - 27 Janar, 2024

Janë mbajtur të premten, që sapo lamë pas, në qytetin e Elbasanit garat e kampionatit individual dimëror të atletikës, në të cilën morën pjesë 11 ekipe me rreth 220 sportistë meshkuj e femra. Një aktivitet ku nuk munguan as emrat “Big” si Luiza Gega dhe Franko Burraj, të cilët në fund u shpallën edhe sportistët më të mirë të aktivitetit, respektivisht me 1142 dhe 1112 pikë të grumbulluara.

Lajmi i mirë ishte edhe rikthimi i atletit Izmir Smajlaj, pas më shumë se një viti e gjysmë për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ai garoi në disiplinën e 60 metrave, duke mos rrezikuar me kërcimet.

Përsa i përket garës ekipor, ashtu siç pritej, rivaliteti më i madh ishte midis sportistëve të Tiranës dhe Vllaznisë, por edhe nga ekipi i Skënderbeut pati paraqitje të mira dhe vende të para. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!