Një leksion i vërtetë futbolli. Më shumë se kaq. Barcelona jetoi një humbje turpëruese në fushën e Atletiko Madrid, në ndeshjen e vajtjes për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick u dorëzua pa kushte, duke pësuar të katër golat që në pjesën e parë, duke shënuar një rekord negative historik.
Rezultati tregon qartë se sa të lehtë e kishin të besuarit e Diego Simeone, që për të kaluar në epërsi morën si dhuratë një autogol qesharak nga Erik Garcia që në minutën e gjashtë.
Nga ky moment, gjithçka u bë në zbritje për të zotët e shtëpisë, që në minutën e 14 dyfishuan diferencën me Grizman.
I vakët reagimi I kampionëve spanjollë, ndërsa Atletiko vulosi fitoren përpara pushimit të ndeshjes.
Lookman shënoi golin e tretë në minutën e 33-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Julian Alvarez plotësoi pokerin e madrilenëve.
Nuk solli asgjë në rezultat pjesa e dytë, ndërsa në fundin e sfidës Erik Garcia vulosi mbrëmjen e errët personale dhe atë të Barcelonës me kartonin e kuq.
Në fund e gjithë festa ishte për Atletico Madrid, që siguron përpara kohe biletën për në finalen e Kupës së Mbretit. Rezultati 4-0 ia jep këtë siguri të besuarve të Simeone, ndërsa Hansi Flik dhe skuadra e tij tani duhet të mendojë vetëm për titullin kampion në La Liga./abcnews.al


